Pasi kërkim faljes ndaj Thaçit dhe Vuçiq, Zaev zbut fjalorin edhe me Rusinë

  • 11 July 2019 - 14:53
Pasi kërkim faljes ndaj Thaçit dhe Vuçiq, Zaev zbut fjalorin edhe me Rusinë

Pasi kërkoi falje nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, i erdhi rendi ta ulë topin edhe me ruset. Kryeministri Zoran Zaev, u paraqit sot në hapjen e pompës së benzinës në hyrje të Haraçinës, kur prezent ishte edhe ambasadori rus, Sergey Bazdnikin.

“Pasi të përfundojmë këtu shkojmë në takim që e kemi aranzhuar para 10 dite, për shkak të komunikimit të rregullt me të gjithë ambasadorët, ashtu është edhe me ambasadorin rus. Federata ruse është mik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto performaca të rrejshme që janë bërë edhe ndaj meje për fat të keq, janë punë private, nuk janë akt i Federatës Ruse.” –deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.

Zaev tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, nuk do të thotë se do të jemi armiq të Federatës Ruse. Një shtet i vogël si Maqedonia e Veriut, dëshiron miqësi me të gjitha shtetet. 

“Ka shumë qendra të fuqisë që nuk u shkon në dobi të tyre që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e NATO-s, dhe këtë e thonë qartë shumë shpesh. Unë i kuptoj argumentet që i kanë për këto qëndrime, por edhe në herë e përsëris se alternative përveç anëtarësimit në NATO dhe BE nuk ka dhe kjo është përcaktim i qytetarëve.”-shprehet Zaev.

Përveç audio xhirimeve, portale të afërta me opozitën, filluan të publikojnë edhe fotografi nga mesazhet që i kanë ndërruar Zaev dhe Poroshenko i rrejshëm.

(Kosova Sot Online)