Tmerr në ajër/ “Njerëzit po fluturonin, gjithçka ra”, plagosen 37 pasagjerë, avioni bën ulje të detyruar

  • 12 July 2019 - 10:42
Tmerr në ajër/ “Njerëzit po fluturonin, gjithçka ra”, plagosen 37 pasagjerë, avioni bën ulje të detyruar

Të paktën 37 pasagjere janë plagosur në fluturim me “Air Canada” pas turbulencave te forta, qe detyruan pilotin te bente ulje emergjente. 

Aeroplani që mbante 284 pasagjerë dhe ekuipazhin udhëtonte nga Vankuveri në Sidnei, por u devijua në Havai.

Tridhjetë njerëz u dërguan në spital në Honolulu, nga te cilet nëntë kishin lëndime të rënda, thonë zyrtarët.

Air Canada raportoi se “boeing 777-200″ hasi ne turbulenca te papritura te ajrit”.

“Ne u prekem nga turbulenca dhe gjithcka ra, njerezit po ‘fluturonin”- tha Jess Smith, një pasagjer në bordin e fluturimit, i tha stacionit televiziv lokal KHON.

(Kosova Sot Online)