Qeveria mbron Devollët, shpërfill kërkesën urgjente të SHBA-së dhe BE-së

  • 12 July 2019 - 19:12
Qeveria mbron Devollët, shpërfill kërkesën urgjente të SHBA-së dhe BE-së

“U bë kinse hallakamë nga një grup të mezlishtit rrugaçësh e vagabondësh që po i thonë të Kuvendit të Kosovës dhe më thoni se çka u vendos konkretisht...asgjë, prandaj po them se nuk bëhet gjë pa u larguar këta krye banditët e majave të shtetit sepse ndajnë pazarin bashkë dhe se ushqehen dhe janë shpirtshitur te kjo bandë shkatërruese serbiane Devolli”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Edhe përkundër faktit që ditë më parë zyra e BE-së dhe ambasada amerikane në Kosovë kishin kërkuar urgjentisht dhe sa më shpejtë që të hiqet homologimi i veturave në Kosovë, homologim që tash 10 vite e më shumë e kanë monopolin vetëm Devollët, Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarr deri më tani asnjë veprim të vetëm për të shmangur këtë monopol.

Image
Reshat Badallaj

Analisti politik, Reshat Badallaj konsideron se janë interesat e vetë politikanëve të tanishëm në pushtet të cilat bëjnë që akoma të mbyllen sy e vesh karshi këtyre kërkesave dhe monopoli të vazhdohet. “Zyra e Bashkimit Evropian dhe ambasada amerikane në kërkuan urgjentisht që të hiqet homologimi i veturave, dhe ishte kërkesë shumë e qëlluar dhe e drejtë sepse kanë vërtetuar se nuk është asgjë tjetër pos vjedhje e pastër kundër qytetarëve të Kosovës. Dhe këtë hajni të taksapaguesve dhe me tej e sundojnë kush tjetër pos bandës serbiane DEVOLLI, por të mbështetur fuqishëm dhe kanë hise në këtë vjedhje të mafio-oligarkëve dhe krye banditët e majave të shtetit dhe po se po banda hajnash që i thonë qeveri”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, Qeveria nuk po vepron sepse këta janë bërë bashkë për të vjedhur qytetarët, buxhetin e shtetit dhe madje pa i trazuar askush, edhe pse një debat rreth kësaj teme u zhvillua nxehtë në Kuvendin e Kosovës.

“U bë kinse hallakamë nga një grup të mezlishtit rrugaçësh e vagabondësh që po i thonë të Kuvendit të Kosovës dhe më thoni se çka u vendos konkretisht...asgjë, prandaj po them se nuk bëhet gjë pa u larguar këta krye banditët e majave të shtetit sepse ndajnë pazarin bashkë dhe se ushqehen dhe janë shpirtshitur te kjo bandë shkatërruese serbiane Devolli”, tha analisti Badallaj për “Kosova Sot Online “.

Sipas Badallajt, tanimë gjithë secili duhet ta sheh se këtë vend nuk e qeverisin politikanët që mendojnë për shtetin, por grabitqarët që e zhvatin shtetin dhe qytetarin.

“Kjo qeveri hajnash në vendin tonë, kush e sheh me dy sy në ballë nuk është asgjë tjetër pos një grup hajnash e akrabash dhe vetëm që ekziston në letër dhe nuk kanë qëllimin e mirë të qytetarëve të vendit dhe të shtetit pos se si të mbajnë pozitat në pushtet dhe merren me llafe si ato femrat e përdala kur ngatërrohen përtej gardhit. Dhe, ju garantoj se nuk mund te gjeni as një qytetarë te vetëm që të besoj se kjo qeveri hajnash dhe këta rrugaç shkuar rrugaçëve të këtij mezlishti të Kadri topuzit, se nuk janë të lidhur dhe e mbështesin bandën hajdute serbiane Devolli”, përfundoi Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)