Jusuf Buxhovit i vjen goditja e radhës, kjo është kërkesa e rëndë për të

  • 13 July 2019 - 11:14
Jusuf Buxhovit i vjen goditja e radhës, kjo është kërkesa e rëndë për të

Veteranët e Luftës së UÇK-së nga Dukagjini i kanë reaguar ashpër historianit, Jusuf Buxhovit, i cili tha se Lufta e UÇK-së nuk ishte e pastër.

Ata madje Buxhovin e quajnë mbeturinë të ish regjimit jugosllav dhe kërkojnë nisjen e hetimeve ndaj tij.

Reagimi i plotë:

Reagim - OVL UÇK DUKAGJIN

OVL UÇK degët e Dukagjinit, dënojnë deklaratat e Jusuf Buxhovit kundër Luftës Çlirimtare.
Ne nuk presim asnjëherë që mbeturinat e ish-regjimit jugosllav të flasin ndryshe, por jemi të shqetësuar nga guximi i tepruar i tyre, që edhe 20 vjet pas Çlirimit ende të shprehin qëndrimet e ish okupatorëve. 

Duke qenë se dihet hapur aktiviteti i Buxhovit kundër aspiratave të popullit të Kosovës për liri, ne kërkojmë që organet e drejtësisë, të merren me këto deklarata dhe të njëjtat të hetohen, bashkë me të bëmat e tij dhe kolegëve të tij kundër personaliteteve dhe lëvizjeve për çlirim gjatë viteve të okupimit.

Në fund e ritheksojmë, se pastërtinë e luftës sonë, gjakun e bashkëluftëtarëve tonë të rënë, nuk e ndotin deklaratat e askujt, e më së paku ato të shërbëtorëve të ish-regjimit.

(Kosova Sot Online)