E zbulon analisti politik: Ja çfarë i bashkon LDK-në dhe PDK-në

  • 13 July 2019 - 14:26
E zbulon analisti politik: Ja çfarë i bashkon LDK-në dhe PDK-në

“LDK është kumbara më i mirë i PDK-së , dikur rival dhe me antagonizma të ndërsjellët, me lloj lloj akuzash pas luftës, por prej vitit 2010 kumbar i mirë i PDK-së”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Kritikat që i ka adresuar ditë më parë kundër LDK-së, njëri nga ish themeluesit e këtij subjekti politik, Jusuf Buxhovi, duke e akuzuar LDK-në dhe disa zyrtarë të partisë për lidhje kriminale me strukturat kryesore kriminale brenda PDK-së dhe se LDK-ja, e ka “feudin e Llapit, të Gjilanit dhe të Dukagjinit” dhe mbahet nga këto feude, ka ngjallur debat të gjerë në opinionin publik dhe tek analistët.

Sipas analistit, Blerim Burjani, shumë nga ato që ka deklaruar Buxhovi janë krejtësisht të vërteta, sepse e ka dëshmuar realiteti i zhvillimeve të shumta të pas luftës gjatë bashkëpunimit ndërpartiak mes LDK-së dhe PDK-së.

Image
Blerim Burjani

“LDK është kumbara më i mirë i PDK-së , dikur rival dhe me antagonizma të ndërsjellët, me lloj lloj akuzash e pas luftës, por prej vitit 2010 kumbar i mirë i PDK-së. Kjo kumbari politike mes këtyre dy partive politike është ndërtuar mbi bazat e krimit. LDK ka 9 zyrtar në procedura gjyqësore dhe 24 zyrtar të lartë janë të PDK-së po ashtu në procedura, por janë edhe qindra tjerë zyrtar të këtij subjekti të përfshirë në pasurim pa bazë, në lloje të ndryshme pozitash që punojnë për tre a katër shefa të PDK-së”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se kur është fjala tek këto martesa politike që janë bërë për të zhvatur shtetin dhe për këto kumbari që mbijetojnë me krim e korrupsion, të gjitha partitë ekzistuese politike janë të ngjashme dhe nuk bëjnë aspak përjashtim.

“Në Kosovë ka ndodhë pasurim pa bazë në masën ekstreme prandaj është e pritshme që edhe gjykatat në të ardhmen do të kenë punë hiq më pak se 20 vjet për ta pastruar shtetin nga krimi i organizuar”, theksoi Burjani për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Burjanit, vetëm një drejtësi e pavarur mund ta pastrojë krejt këtë skenë politike, pasi në pushtet të vijë një frymë e re për t’i lënë në opozitë këta që janë korruptuar për dy dekada.

“Nëse PDK do të mbetet pa pushtet 5 deri 10 vire, shumica e zyrtarëve të saj do të shkojnë nëpër burgje të sigurisë së lartë, po sikur edhe AAK e NISMA , dhe LDK , përplot zyrtar të LDK janë kanë në bashkëpunim me PDK në Komunën e Prishtinës dhe në shumicën e Komunave të Kosovës andaj për të gjitha dikush dhe këta të gjithë duhet të jepin llogari”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)