Kërkohet hetimi: Skandali i madh nga Dhurata Hoxha për llogari të Kadri Veselit

  • 14 July 2019 - 08:06
Kërkohet hetimi: Skandali i madh nga Dhurata Hoxha për llogari të Kadri Veselit

“Në bazë të këtyre kontratave të nënshkruara me kompani amerikane, siç duket po mbahet kjo ministri për t'i shërbyer kryetarit të PDK-së për lobim në SHBA. Në emër të lobimit po keqpërdoren paratë e taksapaguesve. Liberalizimi i vizave është për Evropë, dhe jo për SHBA. Në një shtet normal, Prokuroria e atij shtetit do të reagonte menjëherë me padi ndaj zyrtarëve të Qeverisë, në këtë rast ndaj ministres Hoxha dhe shefit të saj Veseli”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ministria e Integrimeve Evropiane e udhëhequr nga Dhurata Hoxha, i ka dhënë edhe 1 milion euro për të vazhduar këtë vit kampanjën për vizat, përderisa tashmë dihet publikisht se ky proces për kosovarët nuk është askund në agjendën e BE-së.

Image
Faik Krasniqi

Duke folur lidhur me këtë, analisti politik, Faik Krasniqi e cilëson këtë si një zhvatje në vazhdim të shtetit të Kosovës. Sipas tij, ky është një skandal tjetër i radhës në kohën kur shumica e kosovarëve jetojnë në varfëri ekstreme. Krasniqi e quan këtë një mashtrim të madh nga kjo qeveri në ikje e sipër, e cila qëllimin kryesor tani e ka zhvatjen maksimale të buxhetit për interesat personale të individëve dhe të grupeve.

“Nuk e kuptoj pse akoma ekziston Ministria për Integrime, kurse në anën tjetër qytetarët e Kosovës vazhdojnë akoma të mbesin të izoluar. Qysh vitin e kaluar kur nuk u liberalizuan vizat, kjo ministri është dashur të shuhet, të mos funksionoj më. Mirëpo ajo si e tillë ka mbetur vetëm për të zhvatur dhe mbajtur kinse të punësuar një grup të caktuar të militantëve partiak”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Madje ai ka thënë se që nga emërimi i Dhurata Hoxhës në këtë pozitë, ajo jo vetëm që ka dështuar, por ka qenë një nga gënjeshtarët e mëdha në premtimet e saj.

“Ministrja Hoxha prej se që është emëruar në këtë post, vazhdimisht na ka gënjyer duke dhënë data se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin në shtetet e Bashkimit Evropian. Madje fliste me përgjegjësi të plotë dhe jepte data, thua që është njeriu kryesor i Bashkimit Evropian”, theksoi Krasniqi për “Kosova Sot Online “.

Sipas Krasniqit, me këtë kontratë të fundit kinse në emër të lotimit për vizat, ajo i ka bërë një shërbim tjetër Kadri Veselit për të lobuar në interesin e tij personal në SHBA dhe assesi jo për liberalizimin e vizave.

“Në bazë të këtyre kontratave të nënshkruara me kompani amerikane, siç duket po mbahet kjo ministri për t'i shërbyer kryetarit të PDK-së për lobim në SHBA. Në emër të lobimit po keqpërdoren paratë e taksapaguesve. Liberalizimi i vizave është për Evropë, dhe jo për SHBA. Në një shtet normal, Prokuroria e atij shtetit do të reagonte menjëherë me padi ndaj zyrtarëve të Qeverisë, në këtë rast ndaj ministres Hoxha dhe shefit të saj Veseli. Këta zhvatës të pamëshirshëm të buxhetit të shtetit, siç duket me paratë tona po lobojnë për mos liberalizim të vizave, sepse qytetarët u duhen për skllevër”, përfundoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)