Kërkohet nga INTERPOL-i: I caktohet masa e paraburgimit shtetasit gjerman që u arrestua në Prishtinë

  • 15 July 2019 - 17:28
Kërkohet nga INTERPOL-i: I caktohet masa e paraburgimit shtetasit gjerman që u arrestua në Prishtinë

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditësh ndaj të dyshuarit S.T.

I njëjti dyshohet për “Vjedhje dhe grabitje” me armë zjarri, derisa personi me inicialet S.T po kërkohet nga autoritetet gjermane.

“Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e paraburgimit, sepse po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes, pasi që i njëjti është shtetas i Republikës së Gjermanisë dhe Turqisë, e i cili kërkohet nga autoritetet e Republikës së Gjermanisë, për shkak të veprës penale Vjedhje dhe grabitje me armë nga Kodi Penal i Republikës Federale të Gjermanisë”, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.

Ai pritet që të ekstradohet dhe të dorëzohet te organet e drejtësisë gjermane.

(Kosova Sot Online)