Burri çmend policinë, kishte fshehur kokainë në një vend të pazakontë

  • 16 July 2019 - 18:30
Burri çmend policinë, kishte fshehur kokainë në një vend të pazakontë

Një burrë kolumbian është arrestuar nga policia spanjolle në aeroportin e Barcelonës, pasi po transportonte gjysmë kg kokainë në Spanjë e fshehur në parukën e tij.

Zyrtarët vunë në dukje se pasagjeri, i cili kishte ardhur me një fluturim nga Bogota, dukej jashtëzakonisht nervoz.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e tyre ishte madhësia, dhe në veçanti, lartësia e parukës së tij.

Kur i kërkuan të hiqte paruken, oficerët gjetën një pako që përmbante 503g kokainë të ngjitur në kokë. Pastaj e arrestuan atë

.

Spanja është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë për kokainën kolumbiane dhe shpesh në brigjet spanjolle mbërrijnë tonelata.

Megjithatë, udhëtarët që veprojnë si transportues janë kapur shpesh duke u përpjekur për të kontrabanduar sasi relativisht të vogla të drogës përmes emigracionit në aeroport.

Në një rast, kur oficerët në Barcelonë zbuluan një paketë droge të lidhur me barkun e një burri kolumbian, ai pranoi se kishte gëlltitur edhe 35 prezervativë të mbushur me kokainë.

Katër vjet më parë, një grua u arrestua në aeroportin e Madridit me 900 gram kokainë të ngjeshur në parukë dhe më vonë në të njëjtin aeroport një grua u zbulua me 1.7 kg drogë të fshehur në implantet e gjirit.

Sipas studimeve të Bashkimit Evropian, Spanja është konsumatori i gjashtë më i madh i BE-së për kokainë. Mbretëria e Bashkuar kryeson listën, e ndjekur nga Holanda, Danimarka, Franca dhe Irlanda.

Spanja është gjithashtu konsumatori i katërt më i madh i kanabisit, pas Francës, Italisë dhe Republikës Çeke.


(Kosova Sot Online)