Vetëvendosje reagon për kompensimin ndaj vëllaut të Hashim Thaçit që rrahu dy drejtorë

  • 16 July 2019 - 20:25
Vetëvendosje reagon për kompensimin ndaj vëllaut të Hashim Thaçit që rrahu dy drejtorë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për vendimin që Gani Thaçi të kompensohet me me 200 mijë euro për shkak që vendi i tij i punës në Byronë Kosovare të Sigurimeve është mbyllur.

“PANqeveria  kujdeset për ata që humbin vendin e punë. Por vetëm nëse janë familjarë të pushtetarëve. PANqeverisë nuk i bëhet vonë për të tjerët”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Brenda një grafiku që e kanë shpalosur thuhet se brenda një viti në Kosovë u mbyllën 1354 vende të punës. Por për puntorët që humbën vendet e tyre të punës nuk u kujdes askush.

Ndërsa, sipas Lëvizjes, kur mbyllet vendi i punës së vëllaut të Hashim Thaçit shteti e kompeson me 200 mijë euro.

Ky është postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

Image

(Kosova Sot Online)