Zyrtare: Ursula von der Leyen zgjedhet Presidente e Komisionit Europian

  • 16 July 2019 - 20:44
Zyrtare: Ursula von der Leyen zgjedhet Presidente e Komisionit Europian

Eurodeputetët zgjodhën sonte Ursula von der Leyen si Presidenten e ardhshme të Komisionit Europian, duke u bërë kështu gruaja e parë që merr këtë post.

Ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë është konfirmuar si pasuesja e Jean-Claude Juncker me vetëm 9 vota më shumë se minimumi pasi një procesi të shumë kritikuar dhe pas disa javëve paqartësie.

Nga 733 vota sa ishin gjthsej, Leyen i duheshin 374 që të zgjedhej dhe ajo morri 383. Juncker para pesë vjetëve kishte marrë 420.

“Besimi që keni dhënë për mua është besim për tërë Europën”, tha ajo pasi që u zgjedh.

“Detyra që më pret është e madhe. Puna ime fillon menjëherë. Të punojmë së bashku konstruktivisht”

Ishin socialistët ata që i siguruan fitoren von der Leyen duke vendosur të e mbështesin atë në momentet e fundit para votimit.

Më herët kishim raportuar se edhe eurodeputetja e vetme shqiptare e ka mbështetur nominim e von der Leyen.

Komisioni Europian quhet ndryshe edhe ekzektuvi i Bashkimit Europian. Ai ka fuqinë që të nxjerrë ligje të reja dhe ligjet e propozuara nga Komisioni rrallë nuk kalojnë në Parlamentin Europian apo në Këshillin e Ministrave.


(Kosova Sot Online)