Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 17 July 2019 - 07:53
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e fundit i vdekjes së një fëmije në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Dorëzohet peticioni me mbi 10 mijë nënshkrime për heqjen e homologimit (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Lansohet Plani i Integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:00)  Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë konferencë. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjilan, ora 10:30)

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)   

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale”. (Sheshi para Teatrit në Gjilan, ora 11:00)       

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës lanson fushatën “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore. (Pika kufitare e Merdares, ora 11:00)

Mbahet konferencë të edicionit të dytë të “Autostrada Biennale”. (Shtëpia e Evropës, ora 11:00) Partia Socialdemokrate mban konferencë. (Zyrat e PSD-së, ora 11:30)

Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit. (Hoteli “Grand”, ora 12:30)

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Malishevës. (Malishevë, ora 15:00)

Lëvizja Vetëvendosje organizon pritje për bashkatdhetarët nga mërgata. (Ora 18:00)Bëhet hapja zyrtare e Panairit të Librit “Prizreni 2019”. (Ora 20:30)

(Kosova Sot Online)