Haradinaj e emëron Ministër të propozuarin e Kadri Veselit

  • 17 July 2019 - 13:00
Haradinaj e emëron Ministër të propozuarin e Kadri Veselit

Largimi i Besim Beqajt nga posti i ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka detyruar PDK’në e Kadri Veselit që të gjej një emër të ri për ta zëvendësuar atë.

Ditë më parë në një konferencë për media nga zyret e PDK’së, Kadri Veseli, e kishte propozuar Muzafer Shalën, emër ky që është miratuar sot edhe nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Kam emëruar sot ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën. Pasi i dëshirova punë të mbarë në detyrë, me ministrin e ri biseduam për kontinuitetin e projekteve në këtë dikaster”, ka njoftuar Haradinaj në profilin e tij në facebook.

Largimi i Beqajt nga posti i ministrit kishte ardhur pas një vendimi të Veselit që të largojë nga partia të gjithë zyrtarët të cilët kanë një aktakuzë të konfirmuar.

Besim Beqaj është një prej të dyshuarve në aferën e njohur si rasti ‘Pronto’.

(Kosova Sot Online)