Haradinaj e bën këshilltar ish-inspektorin e AKI’së

  • 18 July 2019 - 13:17
Haradinaj e bën këshilltar ish-inspektorin e AKI’së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar si Këshilltar të Jashtëm Politik avokatin dhe ish Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin.

Përmes një postimi të publikuar në Facebook, Haradinaj ka thënë se njohuritë dhe ekspertiza e Sopjanit do t’i shërbejnë “politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive”.

“Sot kam emëruar avokatin dhe ish Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin, Këshilltar të Jashtëm Politik. Njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbejnë politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive”, ka shkruar Haradinaj. 

(Kosova Sot Online)