Fletëarrest për Daut Haradinajn, ndalohet në Vjenë

  • 18 July 2019 - 15:36
Fletëarrest për Daut Haradinajn,  ndalohet në Vjenë

(E plotësuar) - Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është liruar nga autoritetet austriake pas intervistimit që i është bërë në ambientet e aeroportit në Vjenë.

Burimet kanë thënë se ai është pyetur në lidhje me fletarrestin e lëshuar nga Serbia.

*****************

Deputeti i AAK-së, vellai i kryeministrit Haradinaj, Dauti, është ndaluar në Vjenë për shkak të fletëarrestit të Serbisë.

Pas ndalimit që iu bë kohë më parë kryeministrit Ramush Haradinaj, në Francë, një fat të tillë sot e ka përjetuar edhe vëllai i tij, Dauti.

Burimet kanë thënë se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Ai është kapur nga policia në Vjenë ndërsa ende nuk dihet se si do të procedojnë.

Ndalimi është bërë rreth orës 14 e 30 ndërsa media do t’iu mbajë të informuar për çdo zhvillim përkitazi me këtë rast.

(Kosova Sot Online)