Daut Haradinaj publikon fotografi në Vjenë pas lajmeve se është ndaluar

  • 18 July 2019 - 16:08
Daut Haradinaj publikon fotografi në Vjenë pas lajmeve se është ndaluar

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ndodhet në Vjenë të Asutrisë. Nga atje vëllai i kryeministrit Haradinaj ka postuar fotografi, me çka e konfirmon se ndodhet i lirë.

Fotografinë Daut Haradinaj e ka postuar në Facebook pas lajmit se ai është ndalur sot në Austri.

“Live nga Vjena”, ka shkruar ai në FB:

Image

Për vëllain e kryeministrit Haradinaj, Dautin, u raportua se është ndaluar në Vjenë. Mirëpo për ndalimin e tij deri më tani nuk janë deklaruar nga AAK-ja e as familjarë të tij. Mirëpo, heshtjen e ka thyer vetë deputeti duke postuar fotografi nga Vjena

Sidoqoftë, media ka kontaktuar me Ambasadën e Austrisë në Kosovë.

Ambasada e Austrisë ka thënë  se kanë parë lajmin prej mediave dhe janë duke u marrë me këtë çështje, por nuk kanë asgjë zyrtare deri më tani.

Për shkak të fletarresteve të vjetra të Serbisë, më parë janë ndaluar në Evropë persona publik nga Kosova. Para dy vitesh ishte ndaluar edhe kryeministri Ramush Haradinaj për disa muaj në Kolmar të Francës.

(Kosova Sot Online)