Federata Botërore e Xhudos bën shtatore për Majlinda Kelmendin, shteti jonë në gjumë

  • 18 July 2019 - 21:35
Federata Botërore e Xhudos bën shtatore për Majlinda Kelmendin, shteti jonë në gjumë

Para një muaji kam reaguar pse Majlinda Kelmendi nuk e ka një shtatore në Prishtinë? Tash e lexova në rrjetin social Facebook trajneri i Majlinda Kelmendit Driton Kuka ka bërë publike se Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në Botë për të punuar statujen e bronztë për Kampionen tonë Olimpike!
“Çdo gjë do kryhet sai përket anës financiare nga Federata Botërore,unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në Vendin tonë.
Shpresoj që për Majlinden të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryevepren që do vij nga Neë York së shpejti ...”

E udhës do të ishte që për Majlinden ta krijonin më herët shtatoren skulptorët tonë si dhe qeveritarët të ndajnë fonde për realizim të tillë. Kjo shtatore të vendoset në ndonjë shetitore në Prishitinë dhe të jetë me përmasa reale.

Ilir Muharremi

(Kosova Sot Online)