Vjen akuza e rëndë për Limajn e Ahmetin, u kërkohet kthimi i parave që i zhvatën nga buxheti

  • 19 July 2019 - 07:36
Vjen akuza e rëndë për Limajn e Ahmetin, u kërkohet kthimi i parave që i zhvatën nga buxheti

“Mendoj se nuk duhet të harrohet ky skandal në Kosovë, por Ministria e Financave dhe zyra e Thesarit duhet të merren vesh dhe të japin urdhër që nga pagat e tyre të rregullta të zbriten mjetet e shpenzuara e të vlerësuara në kundërshtim me ligjin. Pra kjo është formula më e përshtatshme ligjore e rikthimit të mjeteve në buxhet”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Bislim Aliu konsideron se qeveria e Kosovës, nuk duhet të lë në harresë buxhetin e shpenzuar kotë së koti nga ekipi negociator për bisedime, i cili para disa javësh u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, duke u shpalle si ekip antikushtetues. Harresa e këtyre shpenzimeve, sipas Aliut do të thotë lejim i zhvatjes së kundërligjshme të buxhetit të shtetit, gjë që bije ndesh edhe me legjislacionin në fuqi.

Image

“Nëse i referohemi asaj që ka ndodhur deri më tani, mundë të themi se pa dyshim u harruan paratë të cilat i zhvati dhe i keqpërdori i ashtuquajturi ekip negociator i Kosovës për dialogun me Serbinë sepse nuk kemi parë asnjë raportim nga qeveria, që të ketë pasur deklaratë për arsyetim apo kërkim të rikthimit të atyre parave në buxhet. Unë mendoj që kjo nuk duhet të mbetet kështu. Duhet të gjendet çelësi i pranueshëm i kthimit të këtyre mjeteve nga secili që i ka shfrytëzuar ato. Sigurisht që vendimi apo interpretimi që ka bërë Gjykata Kushtetuese, duke e shpallur kundër kushtetues ekipin si tërësi, tërthorazi obligon qeverinë që të gjej rrugën ligjore të kompensimit të atyre mjeteve të shpenzuara nga buxheti”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se derisa këta njerëz kanë qenë të paralajmëruar se po veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën dhe se rasti është dërguar në Gjykatë Kushtetuese, ata është dashur t’i pushojnë menjëherë aktivitetet, udhëtimet dhe shpenzimet e tyre deri në vendimin e kushtetueses.

“Prandaj mos veprimi në këtë mënyrë i bënë ata përgjegjës dhe duhet ti kthejnë paratë e shpenzuara. Detyrimisht duhet t'i kthejnë ato para dhe duhet të japin përgjegjësi edhe Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, si bashkëkryesues të këtij ekipi negociator të Kosovës sepse konstatimi i Gjykatës Kushtetuese i nxjerr përgjegjës ata për shkelje të ligjit”, tha për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Bislim Aliu.

Madje ai thotë ky ekip ishte bërë vetëm për pazare politike dhe për përfitime personale të Limajt dhe të Ahmetit.

“Mendoj se nuk duhet të harrohet ky skandal në Kosovë, por Ministria e Financave dhe zyra e Thesarit duhet të merren vesh dhe të japin urdhër që nga pagat e tyre të rregullta të zbriten mjetet e shpenzuara e të vlerësuara në kundërshtim me ligjin. Pra kjo është formula më e përshtatshme ligjore e rikthimit të mjeteve në buxhet. Në baza mujore duhet të ju llogaritet përqindja që mundë të ju zbritet nga paga në formë të kreditimit. Secilit që ka përfituar nga ai buxhet i ndarë për ekipin negociator,dhe për një periudhë të caktuar kohore ato mjete mundë të kthehen”, përfundoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)