Përdhunohet në shkollë vajza shqiptare 8-vjeçare nga 5 djem, detajet rrëqethëse. E lidhën dhe kryen aktin e turpshëm

  • 19 July 2019 - 11:57
Përdhunohet në shkollë vajza shqiptare 8-vjeçare nga 5 djem, detajet rrëqethëse. E lidhën dhe kryen aktin e turpshëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një vajzë vetëm 8 vjeçe është përdhunuar në grup nga 5 djem.

Ngjarja është regjistruar dy javë më parë, në ambientet e shkollës 9-vjeçare ““Myslim Hida”, në zonën e Arapajt në Durrës.

Përdhunuesit ka qenë djem të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç, ndërsa edhe vajza edhe agresorët janë banorë të kësaj zone.

Mësohet se djemtë e kanë manë marrë dhe e kanë lidhur të miturën në katin e katër të kësaj shkolle, dhe më pas kanë kryer veprime seksuale me forcë.

Vajza e vogël është gjetur nga mësuesit e shkollës, e lidhur , ndërsa amë pas është zbuluar dhe ndodhia e rëndë.

Ngjarja e cila ka ndodhur dy javë më parë, është mbajtur e fshehtë nga Policia e Durrësit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

(Kosova Sot Online)