Përplasjet e mëdha, ish agjenti i SHIK-ut tregon kush po e mban gjallë koalicionin PAN

  • 19 July 2019 - 13:19
Përplasjet e mëdha, ish agjenti i SHIK-ut tregon kush po e mban gjallë koalicionin PAN

“Nuk është sekret fare se kumbar i këtij koalicioni e kësaj qeverie është dueti Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuqiqi të cilët së pari e arrestuan Ramush Haradinaj në Francë në at cirkusin francez, pastaj që nga Franca e kanë josh Ramush Haradinajn që ta fusin në qeveri duke dashur që ta ndajnë së bashku edhe hisen në tradhtinë ndaj Kosovës, dhe të gjitha hajnit që janë bërë nga qeveritë e mëhershme”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse jemi dëshmitar të përplasjeve të vazhdueshme brenda koalicionit PAN, që në vlerësimin e opinionit publik duken si përplasje e fërkime serioze të cilat brenda ditësh mundë t’i japin fund koalicionit PAN, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se duke qenë në funksion të zhvatjes së shtetit, këta partnerë nuk do të prishen aq lehtë, madje për faktin se e kanë edhe kumbarën, ndërmjetësuesin e fuqishëm, e cili sipas Miftarit, është dyshja Thaçi- Vuqiqi me Listën Serbe.

Image

“Gjithashtu janë të përkushtuar që së bashku të vazhdojnë të zhvatin shtetin me krim e korrupsion së bashku me pro rusin Behgjet Pacolli. Koalicioni PAN që nga fillimi kur është formuar ka qenë kontradiktor dhe qëllimin e ka pasur te profitet individuale të disa liderëve partiak. Dhe paramendojeni se si kjo ndodhë me tri parti politike shqiptare që vetën e quajnë parti të luftës ku tre liderët e vetë shpallur janë gjeneralë e komandantë të luftës kundër Serbisë por të njëjtit bëjnë qeveri me listën e Beogradit, Listën Srpska, listën e Serbisë në Kosovë! Kjo ju duket pak “patriotëve” por plus e marrin në qeveri Serbo-Rusin Behgjet Pacollin, partia e të cilit as dy autobusë me anëtar partiak nuk mundë t’i mbushi”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, duke qenë koalicion i interesave zhvatëse, që nga fillimi kjo qeveri ka filluar mbrapsht, pasi është parë që vendimtare për funksionimin e saj është fjala e Beogradit, kurse skenari është përgatitur me rastin e arrestimit të Haradinajt në Francë.

“Nuk është sekret fare se kumbar i këtij koalicioni e kësaj qeverie është dueti Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuqiqi të cilët së pari e arrestuan Ramush Haradinaj në Francë në at cirkusin francez, pastaj që nga Franca e kanë josh Ramush Haradinajn që ta fusin në qeveri duke dashur që ta ndajnë së bashku edhe hisen në tradhtinë ndaj Kosovës, dhe të gjitha hajnit që janë bërë nga qeveritë e mëhershme, shumica të PDK-së dhe LDK-së ti mbesin në dorë Ramush Haradinajt njëjtë sikur ja lanë në dorë edhe tradhtinë e demarkacionit, Isa Mustafës, kurse vetë Hashim Thaçi iku duke u zgjedhur president për t’ia lënë Haradinajt këmbët e arushës në dorë menjëherë pas rrëzimit të Isa Mustafës”, përfundoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)