Nasim Haradinaj acarohet keq, ja çfarë paralajmëron

  • 19 July 2019 - 19:41
Nasim Haradinaj acarohet keq, ja çfarë paralajmëron

Nënkryetari i OVL’së së UÇK’së, Nasim Haradinaj, ka folur rreth rastit të dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj është shprehur i nervozuar me individë të ndryshëm të cilët e ofendojnë luftën e UÇK’së.

Madje ai ka paralajmëruar edhe përgjigje ‘jodemokratike’ për njerëz të tillë që e fyejnë UÇK’në,

“Jemi të gatshëm edhe 5 mijë jetë me i hupë, por deri kur kështu. Dorëheqja e Haradinajt, ka treguar se dëshiron me u përgjigj si individ, si komandant i UÇK’së. Na u ka bë mjaft, nga individë që e fyejnë luftën, mjaft është mjaft. Na u ka bë shumë, do të shohim se çka bëhet tash. Nëse na detyron dikush prapa, s’do të durojmë më, ai që e fyen UÇK’në edhe luftën do të marrë përgjigje jodemokratike. Ai që di për njerëzit indivd të UÇK’së, që kanë ba, le t’i përmend, ne nuk jemi kundër”, ka thënë Haradinaj.

Debat i fundit lidhur me luftën e UÇK’së, është nxitur nga disa deklarime të bëra nga Jusuf Buxhovi, i cili ka thënë se lufta e UÇK’së ‘nuk ka qenë e pastër’.

(Kosova Sot Online)