Humb jetën 31 vjeçari, policia jep detajet e para

  • 20 July 2019 - 08:35
Humb jetën 31 vjeçari, policia jep detajet e para

Një 31 vjeçar ka gjetur vdekjen në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën.

Viktima është shtetasi me iniciale B.M. Policia e Tiranës nuk jep detaje se në cilën orë ka ndodhur aksidenti. 

Informacion paraprak i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)