Një ditë pasi mori ftesën nga Haga, Ramush Haradinaj në shtëpi pi kafe me nënën dhe dajën

  • 20 July 2019 - 11:53
Një ditë pasi mori ftesën nga Haga, Ramush Haradinaj në shtëpi pi kafe me nënën dhe dajën

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, një ditë pasi ka marrë ftesën për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, mëngjesin e sotëm e ka kaluar së bashku me familjen e tij duke pirë kafe.

Vëllai i Ramushit, Vetoni, ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihen ata së bashku me nënën e tyre Ruken dhe dajën Nazmiun. Ndryshe, Ramush Haradinaj të premtën ka dhënë dorëheqje posti i kryeministrit, pasi Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim i dyshuar.

E nga specialja për intervistim është ftuar edhe Bisilm Zyrapi, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi si dhe disa ish-eprorë tjerë të UÇK-së, kurse sot marrjen e ftesës për intervistim e ka konfirmuar edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtar dhe zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi. 

(Kosova Sot Online )