Godet Lajçi: 'Merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin'

  • 20 July 2019 - 21:03
Godet Lajçi: 'Merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin'

Dorëheqja e papritur e Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka ngjallur shumë polemika në opinionin publik, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në mesin e të cilave, ka spikatur shkrimi i artistit Çun Lajçi, i cili   përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, me titull: Mos vajtoni si për Enver H!, ka shkruar:

"Ramush

T'erdhi ftesa dhe e pifsh për shnet, thoshte kusherini im Ramiz Kelmendi, jo Elkosi jo, e nami tybe n'asht ba!
Shko burr si gjithë të tjerët, se prap kthehesh qysh je kthye!
Veç mos u mrrol, se ftesën ta çoi Demarkacioni i gabuem! 
( Edhe Ali Gucisë thonë ia hangër kryet!)
Ndaj merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin, bile qata që putheshin prej gëzimit, as mos i kthe!
Ta çoi gjarpni ftesën o Ramush, se ia dhe të drejtën e dialogut, ate që ty të takonte!
Ta çoi vota jote për Specialen n'Kuvend!
Për këto pikëllohu Ramush, jo për ftesën, as për postin, se veç hije ishe, e me hije nuk sundohet!
Pikëllohu për Kosovën peng i kajtjes suaj kolektive e i s'keqes!
Edhe thuju mediave: Mos t'vajtojnë si për Enver H se ti kthehesh prap qysh je kthye - pa therrë n'kamë!
Eh more Ramush, prap Haga, prap Strasbouri, e mule shqiptartë prap varg me t'pa!
Por s'di a vjen edhe Çuni, se erdha dy herë, por m'shkoi Çakorri!
Ba me ardhë kësaj radhe, dro se shkon edhe Boletini!"

 

Mos vajtoni si për Enver H! Ramush T'erdhi ftesa dhe e pifsh për shnet, thoshte kusherini im Ramiz Kelmendi, jo Elkosi...

Posted by Çun Lajçi on Saturday, July 20, 2019

(Kosova Sot Online)