Daut Haradinaj mbledh strukturat në Deçan: Jemi gati për epilogun e radhës

  • 21 July 2019 - 19:57
Daut Haradinaj mbledh strukturat në Deçan: Jemi gati për epilogun e radhës

Pasi që Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit pas ftesës që morri nga Specialja për intervistim dhe i bëri thirrje presidentit të shpallë zgjedhjet e parakohshme, vëllau i tij deputeti Daut Haradinaj ka nisur punën në teren ku sot pati një takim me strukturat e partisë në Deçan.

Ai përmes disa imazheve nga takimi dhe një shkrimi ka thënë se “Aleanca në Deçan si gjithmonë e organizuar dhe mobilizuar, e gatshme për epilogun e radhës.Me krenari e dinjitet!”.

“Sot një takim pune me strukturat e Aleancës në Deçan.
Aleanca në Deçan si gjithmonë e organizuar dhe mobilizuar, e gatshme për epilogun e radhës. Me krenari e dinjitet! DH”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Daut Haradinaj të enjten e kaluar është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, por pas një intervistimi të shkurtë ai është liruar. 


(Kosova Sot Online)