Kadri Kastrati emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Mbrotjes

  • 22 July 2019 - 16:42
Kadri Kastrati emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Mbrotjes

Qeverisë së Kosovës sot i është shtuar edhe një zëvendësministër.

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati është zëvendësministri i ri i emëruar në Ministrinë e Mbrojtjes.Lajmin e ka konfirmuar  Kadri Kastrati i cili tashmë edhe zyrtarisht ka pranuar këtë pozitë.

“Po jam emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, nominimi është bërë më herët kurse vendimi është marrë ditën e enjte, para se të jepte dorëheqje kryeministri Ramush Haradinaj”, ka thënë Kastrati.

Ministria e Mbrojtjes deri tani ka pasur vetëm një zëvendësministër.

 

Ndryshe, Qeveria Haradinaj njihet si qeveria me numrin me të madh të zëvendësministrave.

Vlen të theksohet se ditë më parë, shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, shkak për këtë është bërë ftesa e Gjykatës Speciale për intervistim.

Ai ka njoftuar se në Hagë do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

“Arsyeja është se kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale si i dyshuar, javën tjetër do të paraqitem në Gjykatën Speciale, dhe kam vlerësuar së nuk mund të paraqitem si kryeministër i Kosovës, por do të paraqitem si qytetar i thjeshtë, pra si Ramush Haradinaj, Qeveritë dhe pushtet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci, nderi i kryeministrit dhe i shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj, i dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar”, pati thënë Haradinaj. 

(Kosova Sot Online )