Mjekët në një spital të Shkupit falsifikuan protokollin dhe analizat e foshnjës 3-muajshe nga Kosova

  • 23 July 2019 - 07:53
Mjekët në një spital të Shkupit falsifikuan protokollin dhe analizat e foshnjës 3-muajshe nga Kosova

Janë me qindra ankesa të qytetarëve të Kosovës ndaj spitaleve në Shkup, por asnjë prej tyre nuk janë marr parasyshë dhe nuk janë shqyrtuar nga autoritetet maqedonase

Udhëheqësi i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka alarmuar se janë qindra ankesa që janë bërë ndaj spitaleve në Shkup nga pacientët kosovarë, por asnjë prej tyre nuk janë shqyrtuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Kaçaniku ka përmendur rastin e një fëmijë 3 muajsh për të cilin tre mjekë kanë nënshkruar protokoll të rremë me analiza laboratorike poashtu të rrejshme. Për këtë rast, sipas tij, janë njoftuar edhe menaxhmenti i spitalit por ende nuk ka asnjë përgjigje nga ta. Kaçaniku e ka quajtur veprim racist vetëm se fëmija ishte shqiptar.

Lexoni reagimin e tij të plotë:

Qindra ankesa ndaj vepimeve johumane, joprofesionale, përplot dështime në trajtimin e qytetartit konsumator – edhe turist / vizitor, biznesmen, student, udhëtar, tifoz / spektator – edhe pacient në spitalet e Republikës së Maqedonisë Veriore .

Nuk njoh një ankesë që është shqyrtuar vetëm në shëndetsi nga disa qindra syresh ndaj shërbimeve shëndetsore të ” spitaleve ” në Maqedoninë Veriore ?!

Edhe OMBUDSPERSPONI i Maqedonisë Veriore hoqi dorë nga rasti si – ” INKOMPETENT ” ?! Qindra miliona EUR derdhen në xhepat e mashtruesve në mantila të bardhë që na joshin / grishin gjoja se atje mjekët e shëndetsia janë më të avansuara ?!

Imagjinoni: 3 doktorë të shkencave, pas 3 javë zhagitjesh, nënshkruajnë protokolin e rremë / analizat laboratorike të paqena të pacientes 3 muajshe ?! Për rastin ka informatë edhe Holldingu i Spitalt. Nuk ka përgjigje ?! As fëmiu shqiptar 3 muajsh nuk po gëzuaka dinjitet ?!

Veprim racist edhe ndaj fëmiut 3 muajsh ?!

Nuk janë të pakta rastet e indinjimit të qyttarit konsumator, jo vetëm pacient. Kishim probleme edhe me kimikatet, me kosilin, me falsifikimin e dokumentacionit në eksport të prodhimeve nga Sërbia, me…

Importet nga Kosova, pra eksporti ynë injorohet ?! Me sy ndryshe po na shikojnë edhe te ” Destan ” qebapi ?! Çka bën Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë veriore ?

Çfarë detyrash i delegon Ambasadës Ministria e punëve të jashme ?  Pse asnjë ambasadë nuk kujdeset për qytetarin konsumator taksapagues – nëse ndodhet e abuzohet, indinjohet në Shtetin të ciln e mbulon Ambasada jonë ?!

Pse MPJ nuk e thërret ambasadorin e Maqedonisë Veriore për t i bërë demarsh ? Pse Qeveria e Kosovës pas shumë rasteve raciste / shovene të përsëritura nuk e viziton ose thërret Qeveenë / KM e Maqedonisë Veriore për t i shikuar raportet tona dhe nivelin e kënaqëshmërisë së këtyre raporteve te qytetari konsumator taksapagues ?

Ky qytetar konsumator taksapagues është edhe gjenerues kryesor i Buxhetit prej nga finansohet edhe Ambasada, MPJ, Qeveria…edhe Kuvendi i Kosovës.

Kush është lodhur, nuk di ose nuk dëshiron të punojë / veprojë mund të shkojë në shtëpi ?!

(Kosova Sot Online)