Pesë të arrestuar për plagosjen e dy personave në Lipjan

  • 23 July 2019 - 11:37
Pesë të arrestuar për plagosjen e dy personave në Lipjan

Pesë persona janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në Lipjan, lidhur me rastin e dy personave të plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ndërsa shton se është konfiskuar edhe një armë zjarri dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme. 

”Rreth orës 21:40 është raportuar për dy persona të plagosur në Lipjan, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia me njësitet e saj ju ka përgjigjur rastit dhe është në proces të ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore në funksion të sqarimit të plotë të rrethanave dhe motivit të këtij incidenti”, bën të ditur policia.

Pas veprimeve intenzive operative dhe hetimore mbrëmë nga ana e policisë , lidhur me rastin, është konfiskuar një armë dhe 5 persona janë arrestuar, ku pastaj me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

(Kosova Sot Online)