Profesori i njohur tregon skenarin: Ja formula që e rrëzon Thaçin dhe e nxjerr PDK-në në opozitë

  • 23 July 2019 - 16:15
Profesori i njohur tregon skenarin: Ja formula që e rrëzon Thaçin dhe e nxjerr PDK-në në opozitë

“Tani Thaçi është në pozitën e mesit, në pozitë më të fortë dhe njëkohësisht edhe shumë të dobët si president sepse e ardhmja e tij varet nga ajo se kush do të fitoj zgjedhjet e reja. Kushdo që i fiton ai është humbës, vetëm PDK-ja nuk duhet të jetë në pozitë dhe të vepron. Unë mendoj se në një legjislaturë të re pa PDK-në në koalicion do të miratohet edhe kërkesa për shkarkimin e Thaçi nga pozita e presidentit. Vetëm fitorja e PDK-së ia zgjatë jetën atij dhe kushdo që fiton tjetër ia shkurton atë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi duke parë rrezikun e bisedimeve që mund të vazhdojnë tani me Serbinë, të drejtuara nga Hashim Thaçi pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, konsideron se kjo e mundësi nuk duhet lejuar Thaçit, ngase ai me siguri do të tentojë që ta arrijë qëllimin që e ka pasur deri më tani.

“Marrëveshjen e kompromisit të madh në dëm të shtetit të Kosovës së bashku me Aleksandër Vuqiqin krahun tjetër pro serb e pro rus në Kosovë e në Shqipëri”, thotë ai. 

Image
Muhamet Kelmendi

Kelmendi kërkon nga kryeministri Haradinaj që ta ushtrojë detyrën e kryeministrit në dorëheqje, praktikë që zbatohet në raste të tilla deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

“Këtu qëndron edhe e gjithë problematika për të ardhmen e Kosovës. Natyrisht se deri sa nuk del një qeveri tjetër, këtë qeveri dhe agjendën për shtetin duhet ta udhëheq Haradinaj. Këtu nuk ka ndonjë pengesë dhe nuk ka ndonjë rrezik. Mirëpo, me largimin e tij varet së kush vjen, e nëse Haradinaj fiton, përsëri në zgjedhjet që vijnë, nga ai dhe qeveria e tij do të vazhdohet me rrugën e njëjtë, por në rast tjetër, priten të shihet se si do të jetë. Tani Thaçi është në pozitën e mesit, në pozitë më të fortë dhe njëkohësisht edhe shumë të dobët si president sepse e ardhmja e tij varet nga ajo se kush do të fitoj zgjedhjet e reja. Kushdo që i fiton ai është humbës, vetëm PDK-ja nuk duhet të jetë në pozitë dhe të vepron. Unë mendoj se në një legjislaturë të re pa PDK-në në koalicion do të miratohet edhe kërkesa për shkarkimin e Thaçi nga pozita e presidentit. Vetëm fitorja e PDK-së ia zgjatë jetën atij dhe kushdo që fiton tjetër ia shkurton atë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Madje ai thotë se formula me e fuqishme politike që mund ta rrëzojë Thaçin nga pozita presidentit për pretendimet e tij të deritanishme për arritjen e një marrëveshje të kompromisi të dëmshme me Serbinë, do të ishte koalicioni i partive politike që e kanë kundërshtuar deri më tani opsionin e ndarjes dhe që do ta izolonin PDK-në si parti mbështetëse të dialogut të uzurpuar nga Hashim Thaçi.

“Kushdo tjetër jo, nuk e mbështet këtë proces dhe nuk e toleron Hashim Thaçin. Pse? Sepse si AAK, si VV, si LDK, kushdo nga këto parti me koalicion të përbashkët i kanë votat për ta nxjerrë jashtë sepse PDK ka për të mbetur e vetme. Nuk ka subjekte politike pas zgjedhjeve që shkojnë në koalicion me të, edhe pse po mendohet që NISMA dhe PSD-ja, këto dy subjekte politike mbase eventualisht mundë ta shpëtonin këtë subjekt politik sikundër edhe Thaçi”, deklaroi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Kelmendit, është interesi i shtetit për të shpëtuar nga më e keqja, që PDK-ja të kalojë në opozitë.

“Është koha kur vendi duhet të merr frymë lirshëm prandaj Thaçi duhet të shkoj në shtëpi dhe të nxirret jashtë lojës politike e diplomatike sepse vetëm kjo e shpëton Kosovën sepse me lidhjet e krijuara brenda dhe jashtë, rreziku i ndarjes është shumë afër dhe priten veprime të rrezikshme. Është koha që Kuvendi, partitë në Kuvend, populli i ynë dhe masat pa dallim ta ndalin Thaçi sepse rreziqet janë të mëdha. Duhet të shfrytëzohet momenti kritik i shpëtimit të vendit nga pazaret e rrezikshme ngase edhe vetë kundërshtaret e ndarjes janë të shumtë, janë shumë parti kudër dhe ato aktualisht me këtë qëndrim kanë mbështetje dhe janë mjaftë të forta”, përfundoi Kelmendi për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)