‘Shuplakë’ e rëndë për Haradinajn, i numërohen një nga një skandalet dhe dështimet e mëdha...

  • 24 July 2019 - 07:30
‘Shuplakë’ e rëndë për Haradinajn, i numërohen një nga një skandalet dhe dështimet e mëdha...

“Këto dy veprime që janë për tu mbajtur “historikisht në mend kanë të bëjnë, i pari pozitiv me taksën. Caktimi i taksës ndaj prodhimeve serbe njëherë në masën 20%, dhe pastaj në masën 100% që ka pasur dhe ka efekt pozitiv politik, kurse veprimi tjetër që e rrënon këtë të parën e që mbetet negativ përjetësisht në karrierën politike të Haradinajt por edhe historinë e Kosovës është vendimi për dhënien e 8.8 km tokë Malit të Zi. Mandati i Haradinajt sikur që dihet me skandale ka filluar dhe me skandale i erdhi momenti kritik për të përfunduar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Tani kur dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit është një vendim i pa revokueshëm, dhe vetëm pritet konfirmimi nga ana Kuvendit dhe presidentit të Kosovës, analistët politikë kanë filluar ta analizojnë punën e tij për dy vjet në krye të qeverisë dhe ta japin vlerësimin final.

Image

Sipas njohësit të fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, përveç vendosjes së taksës ndaj prodhimeve me origjinë serbe, veprim që në fillim kishte fituar një simpati dhe është përshëndetur me përkrahje të fuqishme nga qytetarët e Kosovës, të gjitha veprimet tjera për të cilat mbahet në mend qeveria Haradinaj, kanë të bëjnë me hartimin e një liste të zezë e cila nuk shkon në anën pozitive të vlerësimit.

Sipas tyre, shumicën dërmuese të mandatit, Haradinaj për këto dy vjet e ka shpenzuar me abuzime me detyrën, shkelje ligjore dhe mashtrime ndaj qytetarëve.

 

Eksperti i ekonomisë Dardan Grapci thotë se dy top veprimet e para të Haradinajt, i pari pozitiv dhe i dyti negativ që do mbetet në histori duhet të radhiten në krye të listës.

“Këto dy veprime që janë për tu mbajtur “historikisht" në mend kanë të bëjnë, i pari pozitiv me taksën. Caktimi i taksës ndaj prodhimeve serbe njëherë në masën 20%, dhe pastaj në masën 100% që ka pasur dhe ka efekt pozitiv politik, kurse veprimi tjetër që e rrënon këtë të parën e që mbetet negativ përjetësisht në karrierën politike të Haradinajt por edhe historinë e Kosovës është vendimi për dhënien e 8.8 km tokë Malit të Zi. Mandati i Haradinajt sikur që dihet me skandale ka filluar dhe me skandale i erdhi momenti kritik për të përfunduar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Veç këtyre dy top veprimeve, sipas Grapcit, pjesa tjetër e mandatit deri në dorëheqje është e mbushur me një mal skandalesh.

“Për skandalet mos të flasim, sepse nëse i përmendim të gjitha skandalet e Qeveris Haradinaj do të dalim me një rezultat ku më shumë kanë dhënë dhe marr tenderë dhe janë kapur për afera korruptive, se sa që është punuar për të fituar Buxheti i Kosovës ndonjë të ardhur për të avancuar e investuar në zhvillimin e vendit”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Përveç dy vendimeve të para që Grapci i ka veçuar më lartë, skandalet tjera që ai mendon se e karakterizojnë punën e qeverisë Haradinaj janë 5 veprime të cilat e kanë rrënuar për toke autoritetin e qeverisë dhe të vetë kryeministrit.

”Top 5 skandalet që do të mbeten njolla të zeza në faturën e qeverisjes së Ramush Haradinajt unë mendoj se janë Rritja e Pagave nga 1000 ne 3000 euro, maltretimi njerëzve dhe harxhimi i të hyrave nga politikanët nëpër seminare duke harxhuar vetëm për 1 natë deri në 2000 euro për një person, pastaj vjen skandali i vazhdimit të gënjimit të popullit për vizat, duke dhënë afate kohore të cilat janë jo korrekte se kur do të liberalizohen vizat, e më pastaj vjen top skandali tjetër i futjes në lista të një numri alarmant të madh të veteranëve të rrejshëm vetëm që të përfitojnë paga militant partiak e të afërm të familjarëve të lidhur me politikën, apo edhe me korrupsion, si dhe skandali tjetër që ka të bëjë me injorimin e krizës së shpërfaqur për kushtet sociale të qytetarëve. Ky skandal ka të bëjë me mos angazhimin fare të qeverisë për largimin e rreth30 mijë qytetareve që ikën ilegalisht nga Kosova”, shtoi Grapci për "Kosova Sot Online".

Pra, sipas Grapcit të gjitha këto pika të shënuara në letër do mbahen mend edhe nga qytetarët kur të kërkohet përsëri vota e tyre prandaj si dështime janë tepër serioze që flasin për dështimet dhe fatura duhet të paguhet po para qytetarëve në zgjedhjet që kemi përpara.

(Kosova Sot Online)