Ftesa e Speciales, Ramush Haradinaj sfidon hapur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

  • 24 July 2019 - 07:33
Ftesa e Speciales, Ramush Haradinaj sfidon hapur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

“Shembulli i Haradinajt duhet të ju shërbej shembull të gjithë të tjerëve që vijnë e shkojnë pas tij, pse jo edhe presidentit Thaçi nëse vjen në këso situate, por edhe krye parlamentit Veseli nëse atyre ju vijnë ftesat e ngjashme nga Gjykata Speciale, sepse vetë e kanë votuar dhe atë duhet respektuar deri në vërtetimin e plotë pastërtisë dhe të pafajësisë”, tha Hertica për Kosova Sot Online”.

Analisti politik Ali Hertica, duke u nisur nga rasti i dorëheqjes nga pozita e kryeministrit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale, konsideron se është koha që duke u nisur nga ky rast, secili zyrtar i shtetit i zgjedhur apo emëruar, ta merr për model një akt të tillë dhe në të ardhmen në rast se merr një ftesë të ngjashme.

Image

Pavarësisht në debatin dhe dilemat që ka ngritur në opinion akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të shtetit, për të cilin post aq shumë kishte insistuar dhe luftuar, Hertica thotë se pozitive e këtij vendimi është që e ka marr guximin dhe i ka sfiduar oponentët e tij më të fuqishëm politik, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por edhe shumë ish komandantë të tjerë të luftës të cilët janë në listën e Gjykatës Speciale ose janë në procedura gjyqësore për dyshime të ndeshjes me ligjin të natyrave të ndryshme në vend.

“Sado që kjo qeverisje e koalicionit PAN nuk po na lë mbrapa asnjë rezultat të vetëm pozitiv, për ta kujtuar e vlerësuar në aspektin e zhvillimit dhe avancimit të vendit, për të ngjallur shpresën qytetarë, për të jetuar e prosperuar në shtetin tonë për të cilin aq shumë kemi sakrifikuar e investuar, për të cilat dështime është dashur të rrëzohet jo tani por pas përvjetorit të parë të qeverisje, por veprimi i Haradinajt që ta lë pozitën e kryeministrit për shkak të ballafaqimit me drejtësinë. Shembulli i Haradinajt duhet të ju shërbej shembull të gjithë të tjerëve që vijnë e shkojnë pas tij, pse jo edhe presidentit Thaçi nëse vjen në këso situate por edhe krye parlamentit Veseli nëse atyre ju vijnë ftesat e ngjashme nga Gjykata Speciale sepse vetë e kanë votuar dhe atë duhet respektuar deri në vërtetimin e plotë pastërtisë dhe të pafajësisë”, tha Hertica për Kosova Sot Online”.

Sipas Herticës, në këtë rrafsh dhe në këtë veprim, kryeministri në dorëheqje ka një avantazh të madh para presidentit Thaçi dhe kryeparlamentarit Veseli, ngase ballafaqimi i tij me drejtësinë për veprat që i ngarkohen në cilësi të krimeve të luftës, ai i ka dëshmuar si të shpikura dhe të pa argumentuara dy herë në Tribunalin e Hagës.

“Kurse të tjerët që vijnë pas tij, e që janë pjesë e raportit të Dick Martit, nuk e kanë sprovuar veten dhe nuk e kanë dëshmuar akoma pastërtinë e luftës së UÇK-së, edhe raporti është thënë se nuk ka arritur të siguron prova të besueshme për tu dëshmuar krimi i supozuar. Sido që të jetë unë mendoj se pavarësisht për cilin personalitet bëhet fjalë, dhe në cilin moment do të dërgohet ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale, do të duhej ndjekur ku shembull i kryeministrit si model i përgjegjësisë morale për tu tërhequr nga pozita derisa nuk vërtetohet e kundërta, qoftë president apo kryetar Kuvendi, ministër apo zëvendëskryeministër, sepse seriozitet i një shteti dhe lidershipit të tij matet me nivelin e respektimit dhe të zbatimit të ligjit”, deklaroi Ali Hertica për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)