Në Dubravë gjenden granata dhe fishekë nga koha e luftës

  • 24 July 2019 - 10:53
Në Dubravë gjenden granata dhe fishekë nga koha e luftës

Në fshati Dubravë të Suharekës të martën janë gjetur tri granata dore dhe një sasi fishekësh të pushkës automatike AK-47

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kohës së luftës së fundit babai i ndjerë i ankuesit ka groposur në livadhin e tyre tri granata dore dhe një sasi fishekësh të pushkës automatike AK-47.

Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, ndërsa FSK në vendin e ngjarjes ka asgjësuar dy granata dore dhe 140 (njëqind e dyzet) fishekë.

(Kosova Sot Online)