Fushë Kosovë: Burri e rrah gruan, e bën për spital

  • 24 July 2019 - 10:55
Fushë Kosovë: Burri e rrah gruan, e bën për spital

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Fushë-Kosovë është arrestuar një person pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa nga lëndimet e marra viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)