Zbulohet arsyeja e vërtet e vdekjes së biznesmenit kosovar

  • 24 July 2019 - 11:22
Zbulohet arsyeja e vërtet e vdekjes së biznesmenit kosovar

Biznesmeni i njohur, Fehmi Gashi, të martën rreth orës 10.50 ka pësuar infarkt dhe është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij në lagjen “Dardania” të kryeqytetit. 

Derisa rasti nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë, në anën tjetër prokuroria kanë hequr të gjitha dilemat e vdekjes së 42 vjeçarit.  

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi, tregon se informatat e para janw se ai ka pësuar infarkt. Ndërsa mbetet tash mjekësia ligjore të konstatoj vdekjen. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Ndërsa nga Instituti i Mjekwsisë Ligjore, të kontaktuar lidhur me kryerjen e autpsisë dhe konstatimin e vdekjes nuk janë përgjigjur.

Nga ana tjetër policia  ka treguar se me 23 korrik rreth orës 10:50, në lagjen Dardania në banesen e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë në vendin e ngjarjes. 

(Kosova Sot Online)