Haradinajt i vjen goditja e rëndë: Ndërkombëtarët të zhgënjyer keq, ja çfarë duan

  • 24 July 2019 - 13:34
Haradinajt i vjen goditja e rëndë: Ndërkombëtarët të zhgënjyer keq, ja çfarë duan

“Heshtja e partnerëve tanë ndërkombëtar në këtë momentum të ri të zhvillimeve politike, kur po imponohen zgjedhje të parakohshme, është edhe për faktin tjetër se ata duan të shohin që Kosova të jetë e aftë për ta menaxhuar këtë situatë, për ti dhënë vendit një proces të lirë dhe demokratik zgjedhor, që do të prodhonin një qeveri kredibile me legjitimitet të plotë qytetar”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Nexhat Haziri konsideron se heshtja e faktorit ndërkombëtar pas vendimit për dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, por vetëm adresimi i kërkesave që Kosova t’i formojë sa më shpejtë institucionet e reja, është një tregues që flet se qeveria e deritashme dhe vetë kryeministri Haradinaj nuk e kanë pasur mbështetjen ndërkombëtare për shkak të qeverisjes tepër të dobët që ka treguar për këto dy vite.

“Indiferenca e faktorit ndërkombëtar, në veçanti partnerëve të Kosovës në raport me dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, flet për një gjë të pritur, mbase edhe të kërkuar shumë herë nga partnerët ndërkombëtar të cilët qeverisjen Haradinaj e kanë parë si një nga qeverisjet nga më të dobëtat që ka pasur vendi. Prandaj heshtja do të thotë miratim dhe mirëpritje të ikjes së kësaj qeverie”, tha Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Image
Nexhat Haziri

Ai ka përkujtuar se jo rrallë herë këta ndërkombëtarë kanë dhënë vërejtje serioze për shumë afera e tentativa aferash korruptive, prandaj tani e mirëpresin në heshtje ikjen e kësaj qeverie.

“Herë në mënyrë të tërthortë e herë drejtë për së drejti ambasadorët e vendeve mike të Kosovës jo vetëm që kanë ndërhyrë për ti parandaluar disa mega skandale korruptive të qeverisë së kryeministrit në ikje Haradinaj, por kanë dërguar edhe mesazhe të drejtpërdrejta tek qytetarët për t’i vetëdijesuar që këta të fundit të jenë më aktiv në kundërshtimin e qeverisë së koalicionit PAN”, deklaroi Haziri për “Kosova Sot Online”. 

Pra, sipas Hazirit, tani sikur askush nuk ka një keqardhje për dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj dhe rënien e kësaj qeverie, funksionimi i së cilës u karakterizuar me krim të organizuar, korrupsion, nepotizëm dhe zhvatje të buxhetit të shtetit për interesat e tyre klanore.

“Heshtja e partnerëve tanë ndërkombëtar në këtë momentum të ri të zhvillimeve politike, kur po imponohen zgjedhje të parakohshme, është edhe për faktin tjetër se ata duan të shohin që Kosova të jetë e aftë për ta menaxhuar këtë situatë, për ti dhënë vendit një proces të lirë dhe demokratik zgjedhor, që do të prodhonin një qeveri kredibile me legjitimitet të plotë qytetar”, shtoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

“Është e pritshme që faktori ndërkombëtar, partnerët e Kosovës të aktivizohen me fillimin zyrtar të fushatës për zgjedhjet e parakohshme dhe se kërkesa e tyre e prerë do të jetë që njerëzit e inkriminuar, me aktakuza për krim të organizuar dhe korrupsion mos të përfshihen në listat për deputetë të partive politike”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Nexhat Haziri.

(Kosova Sot Online)