Gani Geci tregon të vërtetën për takimin e Sami Lushtakut dhe Agim Veliut

  • 24 July 2019 - 13:56
Gani Geci tregon të vërtetën për takimin e Sami Lushtakut dhe Agim Veliut

Gjatë ditës së djeshme në media u raportua për një takim “sekret” në mes të Sami Lushtakut dhe Agim Veliut.

Por, doli që nuk ishte lajm i vërtet dhe menjëherë ka reaguar Gani Geci ish deputet i Kuvendit të Kosovës.

Geci përmes një postimi në Facebook, shprehet se, ka raporte të mira me të dy personalitetet në fjale dhe e ka pyetur Sami Lushtakun se a është i vërtet ky takim, i cili ka thënë se, nuk është e vërtet që janë takuar me Veliun. 

Por, Geci thotë se edhe po të ishin takuar nuk do të ishte asgjë e keqe mirëpo lajmi në fjalë ishte i rremë.

Postimi i plotë:

Portalet janë duke shpifur, kur e lexova këtë titull u interesova ta di se a është i vërtetë ky lajm?
Duke pas parasysh se kam raporte të mira me të dytë e pyeta njërin nga ata të dy dhe e di që Sami Lushtaku mua më tregon të vërtetën gjithë.
E pyeta drejtë:
Jo, nuk është e vërtetë më tha absolutisht është rrenë!
Nuk do të kishte asgjë të keqe edhe nëse do ishin takuar por ky lajm është absolutisht i rremë. Andaj mos spekuloni me të pavërteta.

(Kosova Sot Online)