Haradinajt i vjen goditja e rëndë: Ja premtimi që e shkeli menjëherë...

  • 25 July 2019 - 17:27
Haradinajt i vjen goditja e rëndë: Ja premtimi që e shkeli menjëherë...

“Unë mendoj se Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj me deklarimin e tij për dorëheqjen, sikur mendoi se do i fusë në''gjynah'' qytetarët e Kosovës me dorëheqjen,prandaj më vonë përsëri i ra pishman dhe deklaroi se ai dhe qeveria që e kryeson do ti kryen të gjitha detyrat dhe obligimet deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve që do të mbahen, nëse me të vërtetë mbahen ato. Kështu nuk veprojnë liderët serioz politik”, tha Guraziu për Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Ragip Guraziu ka reaguar lidhur me deklarimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, se edhe pas dorëheqjes së parevokueshme, ai dhe qeveria që e ka drejtuar deri në dorëheqje, do të vazhdojnë punën normale deri në përfundimin e zgjedhjeve dhe krijimin e qeverisë së re.

Image
Ragip Guraziu

“Kështu me këtë sjellje, edhe me paralajmërimin e vazhdimit të rregullt të mbledhjeve te qeverisë që po i kryeson vetë Haradinaj, po dëshmohet katërçipërisht se ai e ka shkelur që në hapin e parë arsyetimin e tij për dorëheqje nga pozita e kryeministrit të vendit, me qëllimin më të mirë për të mos shkuar në Hagë si kryeministër i Kosovës dhe për të mos e ulur imazhin e shtetit të Kosovës para kësaj gjykate. Një politikan serioz që jep premtime për t’i mbajtur ato deri në fund do të kishte vepruar më ndryshe. Haradinaj ka pasur plota zëvendëskryeministra rreth vetes tek të cilët ka mundur ta delegon pa asnjë problem gjithë detyrën e kryeministrit pasi ka dhënë dorëheqje, dhe cilido prej tyre ka mundur ta kryej atë obligim, për drejtimin e qeverisë në largim, deri në përfundim të zgjedhjeve dhe formimin e qeverisë së re, me pranim dorëzim të detyrës”, tha Guraziu për Kosova Sot Online”.

Mirëpo sipas Guraziut, zotimi I Haradinajt nuk zgjati më shumë se dy ditë kur u deklarua se ai dhe qeveria do t’i kryejnë të gjitha funksionet deri në votimin e qeverisë së re, kurse në cilësinë e kryeministrit në detyrë ai shkoi dhe u paraqit edhe para Prokurorisë Speciale. 

"Unë mendoj se Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj me deklarimin e tij për dorëheqjen, sikur mendoi se do i fusë në''gjynah'' qytetarët e Kosovës me dorëheqjen, prandaj më vonë përsëri i ra pishman dhe deklaroi se ai dhe qeveria që e kryeson do ti kryen të gjitha detyrat dhe obligimet deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve që do të mbahen, nëse me të vërtetë mbahen ato. Kështu nuk veprojnë liderët serioz politik. Unë e çmoj luftën e drejtë të secilit ushtar të UÇK-së, edhe të secilit epror të luftës, komandantëve e të gjeneralëve, edhe të Ramush Haradinajt, por ai në këtë rast është dashur ta mbaj premtimin dhe arsyetimin e dhënë publikisht deri në fund duke e deleguar pozitën e kryeministrit tek njëri nga zëvendësit e tij deri në përfundim të zgjedhjeve dhe formimin e qeverisë së re. Vetëm kështu ai do të dilte lider serioz politik që i mbanë pretimet dhe zotimet”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)