Dy të vdekur e katër të lënduar në një aksident në Rahovec

  • 26 July 2019 - 18:08
Dy të vdekur e katër të lënduar në një aksident në Rahovec

Sot rreth orës 16:30, ka ndodhur një aksident në fshatin Bërnjak të Rahovecit, nga ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Ajo ka thënë se “me të marrë informatën, njësitet policore, zjarrëfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Duke u bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjës, policia po dyshon se aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve të udhëtarëve dhe kjo ka ndodhur si rezultat i shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pasigurt.

(Kosova Sot Online)