Terrorizmi kërcënim për të huajt që vijnë në Kosovë – ky është alarmi i Ambasadës Amerikane

  • 26 July 2019 - 21:34
Terrorizmi kërcënim për të huajt që vijnë në Kosovë – ky është alarmi i Ambasadës Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka lëshuar njoftim për të gjithë të huajt që e vizitojnë Kosovën, duke shkruar se terrorizmi që vjen nga organizatat trannacionale terroriste dhe individët me ideologji ekstreme

“Gjatë sezonës verore masat e sigurisë në Kosovë mbeten të larta si shkak i kërcënimeve të vazhdueshme nga organizatat transnacionale terroriste dhe individët të inspiruar nga ideologjia ekstreme” shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

Sipas kësaj ambasade, vendet që duhet të shmangen janë lokacionet turistike, turmat e mëdha, qendrat tregtare, mjetet transportuese, klubet dhe shënjestra tjera që frekuentohen nga perëndimorët.

“Ekstremistët vazhdojnë të fokusohen në lokacione turistike, mbledhje të mëdha publike, qendra tregtare, mjete transporti, klube dhe shënjestra tjera që frekuentohen nga perëndimorët” vazhdohet më tutje.

Sipas ambasadës, duhet të merren disa veprime të cilat janë

-Të ushtrohet vëmendje e shtuar në lokacione me turma të mëdha

-Rishikoni planet tuaja të sigurisë

-Bëhu i kujdesshëm me ata që të rrethojnë

-Monitoroni mediat lokale për lajme.

(Kosova Sot Online)