U aksidentua gjatë qershorit në Gjakovë, vdiq dje në spital

  • 27 July 2019 - 10:41
U aksidentua gjatë qershorit në Gjakovë, vdiq dje në spital

Ka ndërruar jetë personi që u aksidentua gjatë muajit qershor në Gjakovë. Policia ka njoftuar se vdekja ka ndodhur dje në QKUK.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Njoftimi i policisë:

Rr. UÇK, Gjakovë 29.06.2019-16:20. Mjeku kujdestar në QKUK  ka konfirmuar se ka ndërruar jetë një mashkull K/Shqiptar i cili ka qenë i lënduar rëndë në një aksident trafiku i shkaktuar më datë 29.06.2019. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)