Kërkohet hetimi i miliardave të politikanëve kosovarë

  • 27 July 2019 - 16:44
Kërkohet hetimi i miliardave të politikanëve kosovarë

“E gjithë pasuria e krijuar ndër vite duhet të dokumentohet se është krijuar-fituar në mënyrë ligjore. E gjithë ajo që nuk mundë të justifikohet duhet të konfiskohet dhe ti kthehet shtetit. Por shtrohet tani pyetja akoma më serioze se kush do ta bënë këtë? Unë mendoj se me këtë nomenklaturë politike që e kemi dhe me këtë sistem të drejtësisë edhe për shumë kohë në mënyrë absolute jo, nuk do ta inicion askush dhe nuk do ta mendon një veprim të tillë”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Image
Hasan Preteni

Ish kreu i Agjencionit Kundër Korrupsionit në Kosovë, Hasan Preteni, e ka analizuar publikimin e bërë nga “Lëvizja Fol”, organizatë e cila ka publikuar emrat e politikaneve më te pasur në Kosovë.

Por, sipas Pretenit ky publikim është shumë sipërfaqësor dhe nuk e zbulon as për së afërmi të vërtetën dhe gjendjen reale që është akoma më serioze.

“Fillimisht, Raporti jo se zbuloi ndonjë të re, por ishte një analizë shumë e plogësht e formularëve të deklarimit të pasurisë. Formularët janë dokumente publike dhe të qasshëm për secilin nga qytetarët. Edhe lista e publikuar doli se nuk është e vërtete bile edhe me kërcënime për ndjekje penale. Për të vepruar në mënyrë serioze në këtë drejtim, kemi nevojë vetëm për një vullnet politik të munguar ndër vite. Pra duhet të bëhet fillimisht regjistrimi i të gjitha pronave në Kosovë, pastaj të vazhdohet me ndjekje penale për mos deklarim të pasurisë”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Hapat tjerë sipas Pretenit duhet të jenë se si të vërtetohet saktësia e deklarimit të pasurisë, e në fund të verifikohet prejardhja për të vendosur masën adekuate ligjore.

“E gjithë pasuria e krijuar ndër vite duhet të dokumentohet se është krijuar-fituar në mënyrë ligjore. E gjithë ajo që nuk mundë të justifikohet duhet të konfiskohet dhe ti kthehet shtetit. Por shtrohet tani pyetja akoma më serioze se kush do ta bënë këtë? Unë mendoj se me këtë nomenklaturë politike që e kemi dhe me këtë sistem të drejtësisë edhe për shumë kohë në mënyrë absolute jo, nuk do ta inicion askush dhe nuk do ta mendon një veprim të tillë”, deklaroi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)