Goditje për Haradinajn: Gjykata do ta zhgënjejë, po e shkelë rëndë Kushtetutën

  • 28 July 2019 - 14:48
Goditje për Haradinajn: Gjykata do ta zhgënjejë, po e shkelë rëndë Kushtetutën

“Është neni i Kushtetutës ku thotë se Qeveria e dorëhequr nuk mundë të thërras mbledhje të Qeverisë dhe as të marr vendime, dhe normal që përgjigja do të jetë negative”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, edhe pas dorëheqjes po vazhdon ta kryej të njëjtin funksion në emër të mos lejimit të boshllëkut institucional, duke u ballafaquar me kritikat dhe kundërshtimet e opozitës dhe të shoqërisë civile për këtë shkelje të vendimit të mëparshëm. I gjendur në këtë situatë, Haradinaj ka vendosur ta pyes Gjykatën Kushtetuese nëse e ka këtë të drejtë të mbaj ushtroj detyrat e tij, apo është duke bërë shkelje e kushtetutës.

Image

Tani sipas analistëve të kësaj fushe, topi mbetet tek Kushtetuesja e cila duhet të jepë përgjigje të shpejtë në pyetjen e Haradinajt, i cili nga opinioni publik dhe analistët, po shihet si njeri i penduar për dorëheqjen nga pozita e kryeministrit.

Analisti politik, Faik Krasniqi tha për “Kosova Sot Online” se gjërat janë shumë të qarta, dhe kryeministri i dorëhequr fare nuk ka pasur nevojë t;i drejtohet Kushtetueses, por vetëm ta respektojë atë sepse me këtë veprim akoma mundë të zvarritet procesi në pritje të përgjigjes.

”Nuk e kuptoj Haradinaj se çfarë ka dashur të bëjë me këtë veprim, kur ai fare mirë e din që Gjykata Kushtetuese nuk del me një vendim aq shpejtë. Së paku 6 muaj. Me atë batalion këshilltarësh që ka, dhe asnjeri nuk është në gjendje që ta këshilloj se a përbën shkelje kushtetuese apo jo. Është neni i Kushtetutës ku thotë se Qeveria e dorëhequr nuk mundë të thërras mbledhje të Qeverisë dhe as të marr vendime, dhe normal që përgjigja do të jetë negative”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe ai mendon se vendimi për Ekipin Negociator ka qenë i ndikuar nga presidenti, që të përjashtohen të gjithë të tjerët dhe të mbetet në krye të dialogu vetëm si dhe vartësit ë tij, ngase do ta pengonin në projektin që ka përpara e të akorduar me homologun serb, Vuqiq.

“Ka qenë e ditur që për ekipin negociator, Gjykata Kushtuese do ta merrte atë vendim, sepse Hashim Thaçi nuk lejon dikë tjetër që t'i futë hundët në bisedime më Serbinë. Prandaj në Kosovë çdo gjë është negative”, përfundoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)