Macron i dërgon ultimatum Johnsonit- paguani gjobën ose do keni pasoja ekonomike

  • 28 July 2019 - 19:12
Macron i dërgon ultimatum Johnsonit- paguani gjobën ose do keni pasoja ekonomike

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shuar optimizmin e Boris Johnson për një marrëveshje të re të Brexitit. Një nga aleatët më të mëdhenjë të Britanisë së Madhe ka insistuar se nuk do të diskutohet tregtia mes dy vendeve pa u paguar fatura e divorcit.

Bashkimi Europian do refuzojë të flasë me kryeministrin e ri të Britanisë, Johnson, deri sa vendi të pagujë faturën prej 39 miliardë funtave. 

“Nuk do të ketë diskutime për marrëdhëniet tregtare të së ardhmes deri sa të zgjidhen problemet e faturës së divorcit, të drejtave të njeriut dhe kufirit irlandez”, ka thënë zëdhënësi i presidentit francez në një prononcim zyrtar për Sky Neës.

Johnson kishte premtuar një qëndrim të ashpër ndaj BE’së për të marrë një marrëveshje me leverdi për vendin e tij. Gjithsesi, që nga koha kur Britania ka zgjedhur rrugën e daljes nga BE’ja, 27 vendet anëtare të bllokut kanë mbajtur një qëndrim dhe nuk janë lëkundur në kërkesat e tyre.

Data për të dalë nga Unioni është 31 tetor. Johnson kishte premtuar dalje të Britanisë në këtë datë me ose pa marrëveshje. Dalja pa marrëveshje do krijonte paqartësi të mëdha në funksionimin e tregut britanik dhe do mund të dërgonte vendin në krizë.

(Kosova Sot Online)