AAK’ja mbledh Kryesinë dhe Këshillin Drejtues

  • 29 July 2019 - 12:57
AAK’ja mbledh Kryesinë dhe Këshillin Drejtues

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme t’i mbledh organet drejtuese të partisë.

Lajmi është bërë i ditur në një njoftim të lëshuar për medie nga ana e kësaj partie.

“Sot, e hënë, ora 16.00h në seli të AAK-së në Prishtinë mbahet takimi i Këshillit Drejtues dhe Kryesisë së AAK-së. Pas përfundimit të takimit do të ketë prononcim për media”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.

(Kosova Sot Online)