Kjo grua mban një kafshë shtëpiake të veçantë

  • 29 July 2019 - 15:12
Kjo grua mban një kafshë shtëpiake të veçantë

Një grua polake, që e kishte ëndërr ta mbante si kafshë shtëpiake një kërmill gjigant, ka treguar se e ka realizuar atë pasi e mori një të tillë  nga një dyqan ku po mbahej i izoluar.

Magdalena Dusza nga Krakovi i Polonisë ka vendosur që të jetojë me një kërmill shumë të madh pasi e shpëtoi atë nga kushtet e rënda ku po mbahej.

Ajo e ka vendosur kërmillin në një hapësirë më të gjerë dhe shpesh e mban në gjoks dhe në duar.

Kërmilli afrikan mund të rritet deri në 30 centimetra dhe mund të peshojë mbi gjysmë kilogrami.

“Atë e mbanin në një kuti shumë të vogël dhe me pak lagështi. Kjo është vdekjeprurëse për kërmillin. Ai ishte pushtuar nga parazitët dhe kishte një trup të dëmtuar”, tha ajo.

Pavarësisht hapësirës së madhe që kërmilli zë në shtëpinë e saj, Magdalena thotë se e ka shumë të lehtë kujdesin për të.

“Ai ha kryesisht perime dhe pemë. I pëlqejnë më shumë patatet dhe bananet”, shtoi ajo.

Magdalena tha se shumë njerëz habiten që ajo e mban këtë kërmill të madh në shtëpi, por ajo është mësuar me komentet e tyre, shkruan “Daily Mail”.

Image

 

(Kosova Sot Online)