Alarmon profesori i njohur, i jep ‘goditjen’ e rëndë Thaçit

  • 30 July 2019 - 07:26
Alarmon profesori i njohur, i jep ‘goditjen’ e rëndë Thaçit

“Presidenti pra mbanë përgjegjësin pse e mbanë këtë kuvend akoma pezull për të lënë mundësinë zhvatjes së buxhetit dhe dëmin që iu bëhet qytetarëve”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Blerim Burjani, njëherit edhe profesor i së drejtës dhe ekspert i legjislacionit zgjedhor, e ka akuzuar rëndë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin që nuk po kryen obligimin e tij kushtetues, pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinajt. Ai ka thënë se Thaçi duhet të kërkojë shpërbërjen e Kuvendit dhe të shpallen zgjedhjet e reja të parakohshme.

Image

Krejt këtë zvarritje dhe taktizim, sipas Burjanit, Hashim Thaçi është duke e bërë për të blerë kohë në favor të deputetëve, që duke ruajtur edhe për disa ditë Kuvendin pasiv, të arrihet afati kushtetues ligjor dy vjeçar i cili pastaj garanton edhe privilegjet financiare të deputetëve pa mandat të cilët kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë edhe për një vit plus pagat e deputetit pasiv.

 

 

Duke u sjell në këtë mënyrë, Burjani thotë se edhe presidenti po bëhet pjesë e zhvatësve të buxhetit të shtetit dhe nuk e ka aspak interesin e halleve dhe problemeve ditore me të cilat ballafaqohen qytetarët e varfër.

“Po, pikërisht këtu është ideja që Presidenti mos me shpërnda kuvendin pa i bërë dy vjet “pune” deputetët, për të plaçkitur pastaj paret e buxhetit të shtetit. Presidenti pra mbanë përgjegjësin pse e mbanë këtë kuvend akoma pezull për të lënë mundësinë zhvatjes së buxhetit dhe dëmin që iu bëhet qytetarëve. Ai nuk e ka pasur asnjë pengesë që ti zhvillon konsultat dhe ta shpërndanë kuvendin, madje qysh para një jave ka mundur ta bëjë këtë sepse të gjithë po thonë se duan dhe janë të gatshëm zgjedhje”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

“Kjo lojë gjithmonë është luajtur dhe kanë shkuar në humbje qytetarët e Kosovës dhe paratë e tyre”, shtoi Burjani.

Sipas tij, ko metodë e zhvatjes, është bërë tani më traditë në politikën e korruptuar të Kosovës.

“Këta kandidohen, marrin postin vetëm për të hyrë në punë me votën e qytetarit, e pastaj të njëjtin nisin dhe e rrjepin po atë qytetar që I ka votuar këta. Ky është niveli i ulet i “demokracisë” kosovare dhe i mendimit të qytetarëve akoma të pa vetëdijesuar që po I votojnë këta mashtrues e që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje buzë falimentimit”, deklaroi Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, kjo telenovelë kriminale do të vazhdojë kështu derisa vetë qytetarët në masë të madhe nuk edukohen dhe nuk vetëdijesohen për atë që janë duke bërë kundër vetes së tyre dhe fëmijëve të tyre, të cilët po mbeten pa shpresë për të ardhmen.

“Pra edhe qytetarët, kush me vetëdije e kush pa të, e e kanë sjellë situatën në këtë gjendje duke I votuar njerëzit që duan të bëjnë kinse politike, por që nuk kanë kapital akademik që janë të pa punë e të varfër dhe tash duke mashtruar votuesin e varfër punësohen me paratë dhe arrijnë të korruptohen e të pasurohen aq sa pasuria e tyre bëhet e paskajshme për nivelin e zhvillimit të Kosovës”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)