Aksident i rëndë në Obiliq, përplaset autobusi me veturë, një i vdekur e dy të lënduar

  • 30 July 2019 - 10:50
Aksident i rëndë në Obiliq, përplaset autobusi me veturë, një i vdekur e dy të lënduar

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dje në orën 13:43 në Obiliq ka ndodhur një aksident trafiku, ku përveç dëmeve materiale, ka mbetur i vdekur edhe një qytetar.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë me ngasës meshkuj K/Shqiptarë.

“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale njëri prej pasagjerëve mashkull K/Shqiptar që kishte qenë në veturë ka ndërruar jetë, kurse lëndime trupore kishin pësuar ngasësi i veturës dhe një pasagjer tjetër të dy K/Shqiptarë, të cilët janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Ndryshe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari ngasësi i autobusit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kujtojmë që vetëm brenda një dite në Kosovë ndodhën 97 aksidente të trafikut, derisa janë shënuar dy viktima.

(Kosova Sot Online)