Naftëtarët s’pajtohen me vendimin e MTI-së për pastrimin e rezervuarëve

  • 30 July 2019 - 12:09
Naftëtarët s’pajtohen me vendimin e MTI-së për pastrimin e rezervuarëve

Kuvendi i Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL” kanë mbajtur konferencë për medie në lidhje më udhëzimin e ri administrativ të nënshkruar nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala.

Kryetari i shoqatës, Fadil Berjani, tha se udhëzimi administrativ i nënshkruar nga ana e ministrit Shala është e sepse pastrimi i rezervarëve të naftës për çdo 3 vjet është i panevojshëm dhe ka kosto të lartë.

“Pastrimi i rezervarëve nuk i shkon në favor qytetarëve vetëm në dëm sepse ky pastrim i rezervarëve shkon deri në 700 euro”, tha ai.

Berjani tha se MTI-ja madje kishte tentuar që çdo vjet të ketë pastrim të rezervarëve e cila sipas tyre nuk ka logjikë.

“Ne kemi pranuar që pastrimi i rezervarëve të bëhet për 5 vite, ministria ka tentuar që çdo vit me pas pastrim të rezervarëve, nuk ka logjikë, ne ju kemi drejtuar ministrit me shkresë që të tërhiqet udhëzimi administrativ sepse po i bëhet një masakër këtij sektori”, shtoi ai.

Ai tha se shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës nuk do ta pranojnw këtë udhëzim administrativ.

“Kjo nuk është në rregull që pastrimi i rezervarëve të bëhet çdo 3 vjet, ne nuk e pranojmë këtë udhëzim administrativ dhe ne nuk kemi ku të ankohemi sepse qeveria është në largim, ne jemi për standardet e BE dhe duam të punojmë mbi ligjet e BE-së”, tha Berjani.

Naftëtari nga Sllovenia, Anton Figel, ka treguar për modelin e Sllovenisë për këtë sektor. Ai tha se në Slloveni veprohet sipas standardeve të BE-së dhe pastrimi i rezervarëve bëhet çdo 15 vjet.

Sipas tij vendimi i fundit i MTI-së është pa logjikë dhe i tepruar, e sidomos nga një ministër në largim.

(Kosova Sot Online)