Limaj flet pas kafesë me Haradinajn e Pacollin

  • 30 July 2019 - 15:38
Limaj flet pas kafesë me Haradinajn e Pacollin

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas takimit me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj. I njejti ka thënë se me Haradinajn kanë pirë kafe e se së bashku në takim ishte edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Janë takime normale konsultative e pimë ka një kafe më herët me kolegë biseduam për zhvillime sit ë ecim përpara besoj që është e qartë që vendi është në prag të zgjedhjeve dhe duhet sa më shpejtë ti jepet epilog kësaj çështjeje”, tha Limaj, derisa i pyetur pse PDK nuk ka marrë pjesë në këtë takim, tha se nuk e di se si janë përcjellë ftesat.

“Nuk e di unë këtu qysh janë bë ftesat, po janë kafe të rregullta, janë konsultime të vazhdueshme, nuk është takim special, janë takime të shkëmbimit të mendimeve, përsëri po them që partitë politike është mirë me u mbledhë më caktu datën e zgjedhjeve edhe me ecë”, tha ai, duke shtuar se me Haradinajn kanë pirë kafe e pastaj prezent ishte edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Unë shkova e piva një kafe me Ramushin pastaj erdh edhe zoti Pacolli, nuk ishte me agjendë të veçantë”, shtoi ai.

Limaj po thotë se shpreson që presidenti t’I ftojë në takim që të dakordohen për shkuarjen në zgjedhje, e se java e ardhshme është kur duhet t’i jepet epilog kësaj çështje.

(Kosova Sot Online)