Ndodh mrekullia në Gjilan: Fëmijës 2 vjeçar i shpëtohet jeta pasi gëlltiti një monedhë

  • 30 July 2019 - 16:37
Ndodh mrekullia në Gjilan: Fëmijës 2 vjeçar i shpëtohet jeta pasi gëlltiti një monedhë

Një fëmijës 2 vjeçar në Gjilan i është shpëtuar jeta, pasi kishte gëlltitur para të metalit.

Pak pas mesnate familja e kishte dërguar fëmijën e tyre tek doktori pasi kishte gëlltitur një monedhë 20 lekë të Shqipërisë.

Monedha kishte përfunduar në ezofag dhe ja kishte vështirësuar frymëmarrjen 2 vjeçarit.

Është mjeku Besnik Elezi nga Gjilani ai që ka njoftuar për këtë intervenim të tij tek fëmija, madje edhe ka shpërndarë fotografi të këtij intervenimi, ku edhe shihet monedha në vlerë të 20 lekëve.

(Kosova Sot Online)