Serbia vazhdon luftën me Kosovën në Speciale, pretendojnë që kanë fakte kundër Haradinajt

  • 01 gusht 2019 - 11:38
Serbia vazhdon luftën me Kosovën në Speciale, pretendojnë që kanë fakte kundër Haradinajt

Serbia mund të ofrojë informacione të reja tek Prokuroria Speciale në Hagë kundër Ramush Haradinajt.

Kështu të paktën po pretendon kryetari të ashtuquajturit Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun.

I njëjti i ka thënë gazetës “Politika” se autoritetet serbe kanë gjetur mënyrë për të komunikuar me Prokurorinë në Hagë, ani pse sipas tyre e njëjta është pjesë e sistemit juridik të Kosovës, të cilën Serbia nuk e njeh.

“Komunikimi është realizuar me ta sepse është në interesin tonë të vijmë deri tek drejtësia, dhe t’i gjykojmë krimet e mundshme. Komunikimi është realizuar megjithë faktin që kjo gjykatë është formuar në Prishtinë”, ka thënë ai.

Madje ka thënë se Serbia ka formuar taskë forcë e cila do të punojë në këtë drejtim.

“Ka dëshirë dhe fakte që nuk mund të diskutohen tani”, thotë ai.

Haradinaj është ftuar nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit. Pas kësaj, ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit ndonëse në Hagë kishte për t’u paraqitur vetëm për intervistim.

Nuk dihet nëse ndaj tij Specialja do të ngrisë aktakuzë, për shkak se kjo varet nga rrjedha e hetimeve dhe provave të administruara nga Prokuroria.

(Kosova Sot Online)